Telegrafi

Shpërthen zjarr në Bogdanci

Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të mullinjve në Bogdanci, por për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk mund të intervenohet nga njësiti i zjarrfikësve.

Lajmi u u konfirmua kryetari i Komunës së Bogdancit, Blazhe Shapov, i cili kërkon zjarrfikësit të ndërhyjnë me aparate për shkak të terrenit të paarritshëm.

Zjarri po përhapet me shpejtësi të mëdha, dhe sipas informacioneve të kryetarit Shapov, një pylli me sipërfaqe të ulët digjet rreth 400 deri në 500 metra në afërsi të mullinjve.

Zjarri mund të vërehet edhe nga rruga Strumica-Vallandovë./Telegrafi/