Në malin Aso që ndodhet në jug të Japonisë, ka shpërthyer një vullkan që ka hedhur shtëllunga hiri në largësi prej 12 kilometrash.
Ky është një nga aktivitetet më të mëdha në vitet e fundit të këtij vullkani, që disa qytete i mbuloi me një shtresë të trashë hiri, transmeton Telegrafi.
Agjencia Meteorologjike Japoneze e ka dhënë lajmin në orët e hershme të mëngjesit. Me këtë rast jo vetëm që është ndaluar afrimi te gryka vullkanike, por u ndalua hyrja në tërë hapësirën e malit.
Fatmirësisht, vullkani nuk ka shkaktuar vuktima e as lëndime në njerëz. /Telegrafi/