Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në pjesën jugore të Islandës, pas një shpërthim tjetër i vullkanit në gadishullin Reykjanes ndodhi mbrëmë – i katërti që nga dhjetori, shkruan BBC.
Ishte llava ajo që arriti deri në muret mbrojtëse në lindje të qytetit të vogël të evakuuar të Grindavik, transmeton Telegrafi.
Llava e fuqishme dhe e shpejtë filloi të rrjedhë të shtunën mbrëma, por autoritetet thonë se prej atij momenti është zgjeruar në masë të madhe.
Rrjedhja e llavës ishte fillimisht e ngadaltë, por gjërat ndryshuan shpejtë.
Zyra meteorologjike e Islandës ka njoftuar se rrjedhja e llavës po vazhdon me intensitet të lartë edhe sot.
E drejtori i Mbrojtjes Civile, Vidir Reynisson, tha se gjithçka që është dashur të bëhet për të pritur rrjedhën e llavës, tashmë është bërë.
Llava tashmë gjendet pranë mureve mbrojtëse, por nëse vazhdon rrjedhja me këtë intensitet rrezikohet që të vazhdojë tutje drejt infrastrukturës civile që do ta dëmtonte rëndë.
Pamjet e filmuara nga ajri me aeroplan e dronë, janë të frikshme ku shihet sasia e madhe e llavës së derdhur si pasojë e shpërthimit të vullkanit. /Telegrafi/