Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar në Guatemalë kur shpërtheu vullkani Fuego, njofton agjencia për parandalimin e katastrofave të këtij vendi.
Për shkak të shpërthimit të vullkanit, që po nxjerr hirin dhe tymin e zi lart në qiell, janë evakuuar afro 100 persona, kurse aeroporti ndërkombëtar ka mbyllur pistën e vetme që e ka, transmeton Telegrafi.
Aviacioni civil në Guatemalë ka njoftuar në Tëitter se pisa është mbyllur për shkak të pranisë së madhe të hirit dhe tymit që po rrezikon sigurinë e pasagjerëve në aeroplan.
Vullkani gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të këtij vendi. Punëtorët dhe mysafirët e një klubi të golfit janë evakuuar, kurse në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet tymi dhe hiri i zi duke u ngritur në ajër mbi klubin e golfit.
Zëdhënësi i agjencisë për parandalimin e katastrofave David de Leon, ka deklaruar se hiri u vullkanit që është shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit, po ndodh pikërisht pasi që erërat kanë filluar të fryjnë në anë të kundërta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=s43ecfXxPM4