Ka shpërthyer vullkani më i lartë malor në arkipelagun Galapagos, duke lëshuar lavë dhe re hiri mbi Oqeanin Paqësor, konfirmoi Instituti Gjeofizik i Ekuadorit.
Reja e gazit dhe e hirit nga vullkani Vuk u ngjit në 3793 metra mbi nivelin e detit pas shpërthimit që filloi të mërkurën pak para mesnatës me orën lokale, njoftoi Instituti, raporton dw.
Komiteti i Operacioneve të Emergjencës Ekuadoriane tha se shpërthimi i ri në ishullin Isabella, më i madhi në arkipelagun Galapagos, nuk përbënte rrezik për njerëzit apo speciet.
Megjithatë, ministria e mjedisit tha se tetë persona, duke përfshirë roje dhe shkencëtarë të parkut kombëtar, ishin evakuuar nga zona.
Këshilli i qeverisë ekuadoriane përgjegjës për Galapagos njoftoi se komiteti i urgjencës do të vazhdojë të monitorojë vullkanin për të parë se në cilin drejtim po rrjedh llava. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=99S03lLhJ3Y