Erupsioni i vullkanit Bogoslof në Alaskë ka krijuar re të mëdha hiri në lartësi deri në dhjetë kilometra, gjë e cila mund të rrezikojë komunikacionin ajror, njoftoi sot Observatoriumi vullkanik në Alaskë.
Deri te shpërthimi i vullkanit në arkipelagun Aleutians ka ardhur në ora dhjetë paradite sipas kohës lokale, transmeton AP.
Observatoriumi vullkanik në Alaska ka lëshuar alarmin e kuq për aviacionin, që është niveli më i lartë, transmeton KosovaPress.
Shpërthimi është dukur të ketë vazhduar deri në mesditë, por intensiteti i tij është ulur.
“Që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, Bogoslof ka shpërthyer rreth 60 herë”, ka bërë të ditur Hans Schwaiger nga observatoriumi.
Michelle Coombs, po ashtu nga Observatoriumi vullkanik në Alasakë, ka thënë se njësoj sikur shpërthimet e kaluara, edhe ky i sotmi ka ndodhur pa “asnjë paralajmërim”.