Vullkani Popcatepetl në Meksikë ka shpërthyer në orët e hershme të së hënës, duke krijuar kështu re të mëdha tymi, hiri dhe rrjedhje të llavës.
Shpërthimi i vullkanit shpërndau hirin mbi qytetin më të afërt Puebla, duke shkaktuar kaos dhe mbyllje të aeroportit lokal, transmeton Telegrafi.
Sipas autoriteteve meksikane, reja e hirit u zgjerua gati në 3 kilometra mbi krater.
Ky vullkan qysh muajin e kaluar filloi të jap indikacione se do të shpërthej duke krijuar re të vogla tymi, ndërsa shpërthimi më i madh konsiderohet ai i viti 2000. /Telegrafi/