Aeroporti i Katanias në ishullin italian të Siçilisë ka pezulluar të gjitha nisjet dhe mbërritjet të hënën e 14 gushtit, deri në orën 13:00.
Dhe ky vendim, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është marrë për shkak të shpërthimit të vullkanit të malit Etna aty pranë.
Siç bëhet e ditur më tej, shpërthimi ka dërguar një re hiri në ajër në të gjithë juglindjen e Sicilisë, me llavë që rrjedh nga një krater juglindor i vullkanit në një lartësi prej 2,800 metrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV).
Kështu, pasagjerët që do të udhëtojnë përmes Katanias sot këshillohen të mos shkojnë në aeroport derisa të konsultohen me kompaninë e tyre ajrore.
🔴Due to Etna eruption, #CTAairport is closed until 1 p.m. on monday, August 14.
Please contact the airline for information about your flight— Aeroporto di Catania (@CTAairport) August 14, 2023
Në këtë drejtim, aeroporti i Katanias po ofron përditësime të udhëtimit në kohë reale për udhëtarët përmes kanaleve të tij të mediave sociale.
Ndryshe, ka qenë një verë e vështirë për aeroportin kryesor të Sicilisë, i cili u përball me tre javë kaos udhëtimi pasi një zjarr i madh shpërtheu në terminalin kryesor të ndërtesës në mes të korrikut. /Telegrafi/