Telegrafi

Shpërthen ujësjellësi tek Ura e Fshejt (Video/Foto)

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

E gjitha kjo në të shumtën e rasteve ka ndodhur për shkak të keqpërdorimit të ujit nga vetë qytetarët, transmeton Telegrafi.

Me një problem të tillë siç duket do të përballen ditëve në vijim banorët afër Urës së Fshejt, e kjo për shkak se sot ka shpërthyer gypi i ujësjellësit.

Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet se në momentin kur ka shpërthyer ujësjellësi, është krijuar një fontanë./Telegrafi/