Site icon Telegrafi

Shpërthen transformatori në rrugën Tiranë-Durrës, humb jetën një punonjës

Ka humbur jetë një nga tre punonjësit e plagosur si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndonëse u çua me urgjencë në spital ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në mesditë.

Mendohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe të transformatorit në këto ditë shumë të nxehta vere.

Defekti la pa energji për pak kohë bizneset përgjatë autostradës, zonën e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit, por OSHEE njoftoi se furnizoi stacionin me linjën rezervë dhe situata është normalizuar. /TCH/

Exit mobile version