Dita e parë e garave në Lojërat Olimpike po vazhdon dhe tashmë ka ndodhur skandali i parë i dopingut, pasi Lisvel Eve Mejia u përjashtua nga ekipi i volejbollit për femra të Republikës Domenikane.
Një ditë para ndeshjes së tyre të parë, domenikanet morën lajmin se një prej anëtareve më me përvojë të ekipit nuk do të lejohet të performojë në Paris.
Mejia rezultoi pozitive në substancën furosemid pas garës në Ligën e Kombeve me kombëtaren e saj, që është një preparat i cili vepron si diuretik (ilaçe që ndihmojnë në reduktimin e grumbullimit të lëngjeve në trup).
Ajo dyshohet se e përdori këtë për të nxjerrë lëngun nga trupi në përpjekje për t’u shëruar nga një lëndim që po e shqetësonte në gju.
Lisvel Eve Mejía “La China” del equipo dominicano de voleibol, dio positivo en una prueba de dopaje por lo que será separada del equipo y no participará en los Juegos Olímpicos de París.
Amplía en https://t.co/GqFeF2paeh #acento pic.twitter.com/uo5XRBQb12
— acento.com.do (@acentodiario) July 27, 2024
“Ndihem shumë keq dhe e zhgënjyer. Kam bërë gabim që nuk kam hulumtuar më parë mjekimin për të kontrolluar mbajtjen e lëngjeve në trup. Një pjesë e imja po më bën të ndihem e qetë, duke pasur parasysh që kam qenë gjithmonë e sinqertë dhe një person me integritet”.
“Nuk ka qenë qëllimi im që të përmirësojë performancën time, por e di që është e vështirë ta dëshmojë dhe se njerëzit nuk mund ta besojnë historinë time, megjithatë, unë do të mbaj kokën lart dhe do t’i pranoj pasojat me përgjegjësi të plotë”, ka thënë Mejia.
Me që ra fjala, volejbollistet domenikane do të luajnë në grupin C me Turqinë, Italinë dhe Holandën, ndërsa nesër do të kenë punë me Italinë./Telegrafi/