Vullkani në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer sot, ka njoftuar zyra meteorologjike e këtij vendi, që është shpërthimi i pestë në Reykjavík nga viti 2021.
Helikoperi i Rojave Bregdetare është dërguar sot për ta bërë vlerësimin e situatës dhe lokacionin e saktë të shpërthimit, ka njoftuar zyra e mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi filloi në veri të qytetit Grindavik, por akoma nuk është e qartë nga po vijën llava dhe në çfarë drejtimi është nisur, ka njoftuar televizioni RUV.
Eldgosið er við Grindavík. pic.twitter.com/RmY3d9o51r
— Birkir (@birkirh) January 14, 2024
Shpërthimi i fundit filloi në Svartsengi më 18 dhjetor, pas evakuimit të 400 banorëve të qytetit Grindavik dhe mbylljes së banjës gjeotermale Blue Lagoon, një destinacion i njohur turistik.
Grindavik në fund është “kursyer” pasi që llava ka rrjedhur në drejtim tjetër. E shtrirë midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, dy më të mëdhatë në planet, Islanda është një vatër sizmike dhe vullkanike, pasi dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.
BREAKING: A volcano in Iceland erupted after hundreds of earthquakes shook the Reykjanes peninsula, prompting evacuations in a town near where a fissure opened up and spewed lava last month
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 14, 2024
Ky qytet sërish do të evakuohet për shkak të shpërthimit. 4 mijë banorët do të duhej të largoheshin nga Grindavikut deri të hënën mbrëma, ku do t’ju ndalohet të rikthehen në qytet për tre javët e ardhshme. /Telegrafi/