Një “fontanë” llave rrjedh nga një çarje, pasi vullkani shpërtheu për herë të tretë në Islandë që nga dhjetori i vitit të kaluar, raporton BBC.
Pamjet spektakolare vijnë nga gadishulli Reykjanes dhe tregojnë llavën që rrjedh përgjatë çarjes, e cila vlerësohet të jetë tre kilometra e gjatë dhe ndodhet jo shumë larg Sylingarfel, transmeton Telegrafi.
Gjatë shpërthimit, llava u hodh në ajër në një lartësi prej më shumë se 50 metrash dhe këtë e dëshmoi ekuipazhi i helikopterit të Rojës Bregdetare, i cili fluturoi mbi gadishull herët në mëngjes.
Qyteti i afërt i Grindavik është evakuuar tashmë gjatë shpërthimit të fundit të vullkanit, i cili ndodhi më 14 janar.
Mysafirëve në banjën gjeotermale të njohur Blue Lagoon, u është thënë të largohen nga vendi për shkak të shpërthimit të fundit. /Telegrafi/