Telegrafi

Shpërthen sektori privat në eurozonë

Ndërkohë ekonomia e parë europiane, Gjermania vijon të kryesojë në rritjen e aktivitetit, ndërsa ekonomitë e periferisë në ndryshim nga herët e tjera regjistrojnë rritje të vlerave.

Studimi i Markit në eurozonë tregoi se indeksi menaxherial i manifakturës u rrit pranë pikës më të lartë 11 vjeçare në 59.0 kundrejt 57.3 pikë në muajin janar dhe përtej parashikimit për rritje 57.3 pikë.

Indeksi për produktin final u rrit në 61.1 kundrejt 59.4 pikë në janar dhe kjo është vlera më e lartë që nga prilli i vitit 2010. /Telegrafi/