Telegrafi

Shpërthen rrahja në stërvitjen e Golden State Warriors, Draymond Green grushton bashkëlojtarin e tij

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në stërvitjen e kampionit në fuqi të NBA, Golden State Warriors.

Njëri nga basketbollistët më të mirë të kësaj skuadre dhe njëherit më i vjetri, Draymond Green nuk ka duruar duke grushtuar bashkëlojtarin e tij.

E gjitha ka ndodhur në stërvitjen e kampionëve amerikanë, ku Green nuk ka mundur të përmbahet duke grushtuar të riun Jordan Poole.

U desh ndërhyrja e anëtarëve të tjerë të skuadrës për t’i ndarë dy basketbollistët që nuk u përmbajtën.

Draymond Green dhe Jordan Poole

Pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve dhe stafit, Green u dërgua në dhomat e zhveshjes, derisa Poole vazhdoi stërvitjen.

Megjithatë nuk ka një suspendim nga Warriors për qendrën Draymond Green, pasi pritet që kjo çështje të zgjidhet mes lojtarëve.

Gjithsesi tifozët në rrjetet sociale e kanë dënuar sjelljen e Green, ku të shumta ishin komentet se veterani ishte fajtor. /Telegrafi/