Telegrafi

Shpërthen Ronaldo: Golat e mi mund t’i gjeni në Google

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Cristiano Ronaldo of Real Madrid looks on during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Cristiano Ronaldo ndjen se ekziston fokus i madh në golat e tij, por ylli i Real Madridit i ka kujtuar kritikët e tij se ka shënuar shumë të tillë në karrierën e tij.

Ylli i Real Madridit ka këmbëngulur se nuk ka nevojë që të dëshmohet dhe kujtoi kritikët se golat e tij mund t’i gjejnë në Google.

Ronaldo shënoi gol në këtë takim, por Reali vazhdoi me humbje edhe ndaj Tottenhamit.

Ronaldo ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje ëktë sezon, por vetëm një në gjashtë ndeshje në La Liga, ku Reali po e ndjek Barcelonën me 8 pikë disavantazh.

Ronaldo beson se ekziston fokus i madh në shënimin e golave, por kujtoi kritikët e tij se ai ka shënuar shumë të tillë.

“Jam super i qetë. Kam pasur një perforamncë të mirë që ju nuk po e merrni parasysh. Gjithë ajo që ju merrni parasysh janë gola, gola, gola”.

“Statistikat e mia, nuk dua të flas për to, thjeshtë shkoni në Google dhe kërkoni “Cristiano Ronaldo Goals” dhe aty do t’i keni , të gjitha. Kjo nuk më brengos fare”, potencoi Ronaldo i frustruar.

Ronaldo ka kontratë te Reali deri në vitin 2021, por ka pasur sugjerime se 32 vjeçari po mendon ndryshim në karrierë.

“Jam shumë mirë, nuk dua që të rinovoj. Unë kam edhe katër vjet në kontratë. Nuk dua që të rinovoj”, përfundoi portugezi.

/Telegrafi/