Sergio Ramos i ka ‘goditur’ kritikuesit që e akuzojnë për dëmtimet e shkaktuar të lojtarëve të Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi spanjoll u përplas me Loris Kariusin në fillim të ndeshjes, para se t dërgonte jashtë fushës Mohamed Salaim.
Portieri ka shkuar në SHBA që të bëjë analizat e nevojshme pas përplasjes që i ka shkaktuar dëme në kokë.
Këtë e pranoi edhe Dr. Ross Zafonte, i cili tha se dëmtimi ka ndikuar në performancën e tij.
Sergio Ramos elbowing Karius in the head (2 minutes before Karius made his 1st mistake)pic.twitter.com/EspA1viEf3
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) May 27, 2018
Portieri i Liverpoolit bëri dy gabime në finale që çoi drejt fitores së Real Madridit.
“I kanë kushtuar shumë vëmendje çështjes së Salah”.
“Nuk kam dashur të flas për këtë temë pasi është zmadhuar shumë, por nëse e shikoni lojën mirë, ai më kap i pari mua në krahë dhe bie në krahun tjetër”.
“Në fakt, krah tjetër është lënduar, ndërsa të tjerët thonë se unë kam bërë një kapje në xhudo”.
“Tani po shoh që thonë se kam dëmtuar portierin Karius dhe ky ishte shkaku që ai gaboi”.
“Ka mbetur vetëm të thonë që Firmino mori ftohje nga djersa ime”, nënvizoi Ramos për Mediaset world Cup program. /Telegrafi/