Si pasojë e shpërthimit të një predhe humbi jetën shtetasi Agim Mekollari, ndërsa u plagosën rëndë dy punëtorë të tjerë. Sipas policisë Mekollarit i plasi predha në dorë, nga shpërthimi i së cilës ai gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse tre punëtorët Jetmir Dedja, Drini Tiko dhe Ilir Kurti që ndodheshin pranë tij u plagosën rëndë.
Tre punëtorët janë dërguar menjëherë në Tiranë me një helikopter për kurim, kurse trupi i Mekollarit u dërgua në morgun e qytetit të Skraparit. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po heton rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë, raportoi BW./Telegrafi/