Në qendër të Moskës ka shpërthyer një zjarr i madh. Ky zjarr ka shpërthyer në sheshin Kosmosolskaja, kurse ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se një depo është përfshirë nga zjarri.
“Me të pranuar telefonatën për zjarr, ekipet e zjarrfikësve janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, nga ku dilte tym i zi”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie, transmeton Telegrafi.
Më vonë nga kjo ministri njoftuan se një depo ishte përfshirë nga zjarri – pra bëhet fjalë mes katit të parë dhe të dytë, e ekipet e zjarrfikësve kanë arritur t’i nxjerrin personat që kishin ngecur brenda objektit.
The fire in the centre of Moscow spread over about two thousand square meters. Several people may remain in the fire. A fire train and aviation will be involved in extinguishing the fire. pic.twitter.com/yqT8oTml05
— 301 Military (@301military) November 20, 2022
“Aktualisht zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë personat që gjenden brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
E deri më tani janë evakuuar shtatë persona, dhe dy tjerë po konsiderohen si akoma të ngujuar brenda objektit.
A large fire broke out in Moscow. #Russia #Moscow pic.twitter.com/Axbu3gS0ie
— (((Tendar))) (@Tendar) November 20, 2022
Sipërfaqja nëpër të cilën është zgjeruar zjarri, thuhet se është rreth 2 mijë metra katrorë. /Telegrafi/
In #Moscow, near the Komsomolskaya Square, a strong fire. According to preliminary data, the warehouse is on fire. It is reported that the fire area is about two thousand square meters. pic.twitter.com/82OfnLlDwP
— NEXTA (@nexta_tv) November 20, 2022