Telegrafi

Shpërthen një zarf në zyrat e FMN-së në Paris, një i plagosur (Foto)

Një zarf shpërtheu pasi u hap në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Paris të enjten, sipas mediave të huaja, të cilat citojnë burime policore.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një person raportohet të jetë plagosur.

Mediat franceze shkruajnë se ndërtesa e FMN-së nuk ka qenë e dëmtuar, duke shtuar se policia është në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/