Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nga pëlcitja e një gypi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, më saktësisht në oborrin e Procredit Bank kanë mbetur disa lagje pa ujë të pijshëm.
Pa furnizim me ujë të pijshëm janë: një pjesë e lagjes “Dardania” , një pjesë e lagjes “Lakrishte”, rruga “Hazir Shala” në lagjen Kalabria deri te Kazerma “Adem Jashari”.
“Me të marrë këtë informacion, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të verifikuar dëmtimin e gypit AC fi 200 mm , i cili ka pëlcitë vetvetiu.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do e bëjnë të pamundurën që ta sanojnë sa më shpejt, por fillimi i sanimit do realizohet në momentin që largohen disa vetura të parkuara në vendin e dëmtimit, me ç’rast i kemi informuar organet gjegjëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/