Site icon Telegrafi

Shpërthen një bombë e ISIS-it, gazetarët e SkyNews për pak “mashtrojnë vdekjen”! (Video)

Një ekip i gazetarëve të rrjetit të njohur televiziv, Sky News kanë “mashtruar vdekjen” duke i shpëtuar një fundi tragjik, pas një sulmi me bomba të terroristëve të ISIS.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Mosul, në të cilën korrespodenti i këtij televizioni, Stuart Ramsay, ishin aty së bashku me kameramanin dhe një këshilltar të sigurisë.

Ata thuhet se në ato momente ishin në linjën e parë të frontit të sulmit të forcave irakiane kundër luftëtarëve të ISIS-it.

Grupi thuhet se ishin strehuar në një furgon, në momentin kur kishin filluar sulmet e ISIS.

Në një koment gazetari Ramsey ka thënë: “Ndonjëherë ju keni për të shkuar në vijën e parë të frontit, edhe pse truri juaj ‘ulërinë’ duke të thënë ‘mos shko’”. /Telegrafi/

Exit mobile version