Telegrafi

Shpërthen një autocisternë në fshatin Bablak të Ferizajt, dy të lënduar

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një shpërthimi të zjarrit në një autocisternë për transportimin e naftës.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës  13:00 në fshatin Bablak të Ferizajt, thuhet në raportin policor.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se  në punëtorinë e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshi nga zjarri dhe ka shpërthyer. Si pasojë, e zjarrit  lëndime të lehta  trupore kanë marrë dy punëtorë”, thuhet në raport.

Sipas raportit njësia e zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim