Dy punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një shpërthimi të zjarrit në një autocisternë për transportimin e naftës.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në fshatin Bablak të Ferizajt, thuhet në raportin policor.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se në punëtorinë e tij derisa po bënte punime, saldimin e një autocisterne për transportimin e naftës, e njëjta është përfshi nga zjarri dhe ka shpërthyer. Si pasojë, e zjarrit lëndime të lehta trupore kanë marrë dy punëtorë”, thuhet në raport.
Sipas raportit njësia e zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim