Telegrafi

Shpërthen në lot, takon nënën që se kishte parë për 10 vjet (Video)

Ishte një moment të cilin ai po e priste me vite të tëra. Por për një njeri nga Massachusetts, ky moment ishte shumë vështirë për ta përballuar emocionalisht, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pret "të dashurën" për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)

Jeffrey, nuk e kishte parë nënën e tij, Madeline, për një dekadë të tërë, sepse ajo jeton në Gabon – Afrikë, dhe nuk kishte qenë në gjendje për të shkuar në SHBA për të parë familjen e saj, për shkak të vizës dhe shkaqeve financiare.

Megjithatë, kur vëllai i Jeffrey organizoi për nënën e tyre një vizitë, ai u bë një moment të cilin ai vështirë se do ta harrojë.

Lexo po ashtu Një video nga një bashkatdhetar – flet për fyerjet që u bëhen atyre në Kosovë (Video)

Videoja e momentit të veçantë tregon momentin kur Jeffrey arrin dhe është i prekur kur sheh vëllanë e tij, të cilin nuk e kishte parë për katër vjet, përcjell Telegrafi.

Megjithatë ai pastaj plotësisht “thyhet”, kur befasishëm shfaqet nëna e tij, e cila fillimisht ishte fshehur në një qoshe. /Telegrafi/