Ishte një moment të cilin ai po e priste me vite të tëra. Por për një njeri nga Massachusetts, ky moment ishte shumë vështirë për ta përballuar emocionalisht, përcjell Telegrafi.
Jeffrey, nuk e kishte parë nënën e tij, Madeline, për një dekadë të tërë, sepse ajo jeton në Gabon – Afrikë, dhe nuk kishte qenë në gjendje për të shkuar në SHBA për të parë familjen e saj, për shkak të vizës dhe shkaqeve financiare.
Megjithatë, kur vëllai i Jeffrey organizoi për nënën e tyre një vizitë, ai u bë një moment të cilin ai vështirë se do ta harrojë.
Videoja e momentit të veçantë tregon momentin kur Jeffrey arrin dhe është i prekur kur sheh vëllanë e tij, të cilin nuk e kishte parë për katër vjet, përcjell Telegrafi.
Megjithatë ai pastaj plotësisht “thyhet”, kur befasishëm shfaqet nëna e tij, e cila fillimisht ishte fshehur në një qoshe. /Telegrafi/