Telegrafi

Kaplohet nga flakët aeroplani privat i këngëtares Pink

Një aeroplan që transportonte ekuipazhin dhe menaxherin e yllit të popit, Pink, shpërtheu në flakë pasi zbarkoi në Danimarkë të hënën natën, sipas raporteve të mediave lokale. Mesa duket Pink nuk ishte në bordin e avionit dhe nuk pati viktima.

“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin, por gjithçka shkoi në rregull”, njoftoi promovuesi i Pink në Norvegji, Kristin Svendsen, për gazetën norvegjeze VG.

Avioni privat raportohet se sapo ishte zbarkuar në Danimarkë nga Oslo, Norvegji. Ekuipazhi ishte duke shkuar për në ndalesën tjetër në turneun e këngëtares së hitit “Beautiful Trauma”, në qytetin danez Horsens, shkruan CBS News, tyransmeton Telegrafi.

Sipas policisë, në aeroplan ishin 10 persona. Katër shtetas amerikanë, dy shtetas australianë dhe një shtetas britanik. Askush nuk u plagos.

Policia tha se avioni ishte një Cessna 560XL i regjistruar si mjet gjerman. /Telegrafi/