Aeroplani luftarak rus Su-35 është rrëzuar mbi një ndërtesë kolektive në qytetin Jejsk, ku gjendet porti i rëndësishëm detar në Detin Azov.
Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, ka të vdekur dhe të lënduar, por akoma nuk është konfirmuar nuk i saktë i tyre, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/PaulJawin/status/1582043594939957252?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1582043594939957252%7Ctwgr%5E68d5333bfced9fb32759cfdd7bc0ed58e1aa085c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4032668%2Feksplozija-u-vazduhu-a-zatim-se-zabio-u-zgradu-pogledajte-kako-se-su-34-srusio-u-jejsku-prvo-je-poceo-da-gubi-visinu-video
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se bëhet fjalë për aeroplanin luftarak Su-34, që u rrëzua pak çaste pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i këtij qyteti.
Pilotët e aeroplanit janë katapultuar dhe kanë rënë në tokë pa ndonjë lëndim. E sipas hetuesve, një prej motorëve të aeroplanit ishte përfshirë nga zjarri pak pasi ishte ngritur në ajër.
E në rrjetet sociale mund të shihen pamjet e ndërtesës së përfshirë nga zjarri qoftë në Twitter dhe Telegram, e janë publikuar edhe pamjet e aeroplanit Su-34 që rrëzohet mbi ndërtesë.
Në pamjet amatore shihet aeroplani duke humbur lartësinë, e disa sekonda para rrëzimit ndodh shpërthimi i aeroplanit në ajër.
Fluturakja Su-34 përfundon mbi ndërtesën nëntëkatëshe që menjëherë përfshihet nga zjarri. /Telegrafi/
‼️🇷🇺 BREAKING:
The moment of the crash of the Su-34 in Yeysk. The footage shows how the engine of the plane flashes, it begins to lose altitude, falls and explodes. #Russia pic.twitter.com/3w5ZGIzdC6— Maimunka News (@MaimunkaNews) October 17, 2022