Site icon Telegrafi

Shpërthen motori i aeroplanit, “ajri thith gruan përmes dritares së thyer” – raportohet për një të vdekur (Foto/Video)

Zyrtarët kanë konfirmuar se një person ka gjetur vdekjen pas shpërthimit të motorit të një aeroplani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hetuesit federalë bënë njoftimin të martën, pak më pak se katër orë pasi Boeing 737 i Southwest Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Një zëdhënës i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit tha: ‘Ne kemi informacion, ka pasur një fatalitet’.

Ai shtoi se nuk kishte zjarr të raportuar në motor përpara shpërthimit, dhe se aktualisht po hetohet si një dështim i motorit.

Dëshmitarë të tmerruar thanë se një grua u “thith nga presioni i ajrit” pjesërisht përmes dritares së aeroplanit pasi ajo u thye nga një pjesë që fluturoi nga motori i shpërthyer.

Lexo po ashtu "Ne po shkojmë poshtë": Shpërthen motori i aeroplanit, tmerrohen pasagjerët - njëri poston pamjet Live në Facebook (Foto/Video)

Ndërkohë, ka qenë një pasagjer ai që madje ngjarjen e ka postuar Live në Facebook.

“Diçka nuk është në rregull me e gabuar me avionin tonë”, ka shkruar ai. “Duket se po shkojmë poshtë!”.

Ai kishte shtuar se në ato momente po mendonte se po regjistronte “momentet e tij të fundit”.

Ai tha se kishte “gjak kudo” në aeroplan. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=J9tRfIhEy8s

Exit mobile version