Telegrafi

Shpërthen meteori mbi Australi, për pak sekonda natën e shndërron në ditë (Video)

Një meteor ka shpërthyer mbi qiellin e Australisë, duke e shndërruar për pak sekonda natën në ditë.

Meteori shpërtheu jashtë atmosferës së tokës, duke bërë kështu që qielli mbi Adelaide dhe Melbourne të ndriçohet për pak sekonda, transmeton Telegrafi.

Një video e pazakontë e filmuar në Endeavour Hills në Melbourne, shfaq meteorin që me shpejtësi të madhe lëviz në drejtim të tokës dhe befasisht në një moment shpërthen.

Edhe shoqata e astronomëve ka konfirmuar se ka pasur “shi meteorësh”, ku disa minuta më pas ishte regjistruar një tjetër në Adelaide.

Ishte Dylan Bishop i cili derisa po voziste veturën arriti ta filmojë këtë moment që më pas e publikoi në Facebook, ku shumë persona kanë pasur keqkuptime lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur – edhe pse shumica u pajtuan se bëhej fjalë për meteor. /Telegrafi/