Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka shpërthyer pas humbjes ndaj Brazilit 3-0.
Humbja i rrezikon seriozisht Argjentinës pjesëmarrjen në kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.
Kësisoj pas ndeshjes ka folur numri 10 i Argjentinës, Lionel Messi i cili dukej i ashpër në deklaratën e tij.
“Ne jemi afër dështimit, por e mira është që çdo gjë varet nga ndeshjet tona”, deklaroi Messi.
“Në ndeshjet e mbetura duhet të luajmë për jetë a vdekje. Do të japim gjithçka nga vetja për fitore”.
“Duhet të mendojmë pozitivisht pasi jem në një situatë të ndyrë dhe duhet të dalim nga kjo gjendje e keqe”.
“Në futboll nuk fitohet me një lojtar të vetëm kushdo qoftë ai, duhet të luajmë si ekip për të pasur suksese”, deklaroi anëtari i Barcelonës, Lionel Messi. /Telegrafi/