Interi është kampion i ri i Italisë, pasi ka arritur që të shpallet zyrtarisht katër xhiro para fundit të sezonit 2020/21.
Neroazzurët përkundër që kanë fituar titullin kanë vazhduar me ndeshje të mira duke mos e kursyer asnjë skuadër.
Njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Romës, ku kampionët e ri triumfuan me rezultat 3-1, por në minutën e 77-të ndodhi një skenë aspak e mirë.
Antonio Conte fillimisht e kishte inkuadruar sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez në lojë në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchez të lënduar.
Por në minutën e 77-të, trajneri vendosi ta largojë nga ndeshja argjentinasin dhe në vend të tij ta inkuadrojë të riun Pinamonti.
Sigurisht që largimi nga loja si ka pëlqyer aspak Lautaros i cili në momentin që po shkonte në bankën rezervë goditi me shqelm një shishe të ujit.
Sulmuesi argjentinas edhe pasi u ul në bankë hoqi fanellën dhe e gjuajti në tokë, derisa vazhdonte i nervozuar të fliste.
Conte nuk ka duruar më dhe për një moment është rikthyer te ai duke e qortuar.
“Trego pak respekt, me kë e ke? Kurrë më me këto reagime fenomen”, i tha Contes argjentinasit.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse trajneri italian do të marrë masa ndaj sulmuesit pas këtyre gjesteve të pahijshme që janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://streamable.com/pevh51
Il battibecco dalla panchina tra #Conte e #Lautaro dopo la sostituzione: pic.twitter.com/Cfiq7zftty
— Mark ⭐️⭐️ (@Mark98_0) May 12, 2021