Site icon Telegrafi

Shpërthen gypi i ujit në sheshin e Prishtinës

Një gyp i ujit, ka shpërthyer sot në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Kjo ka bërë që një pjesë e sheshit të mbulohet me ujë.

Përveç gypit të ujit, në një pjesë të sheshit është hapur një gropë e cila rrezikon qytetarët pasi frekuentimi në atë pjesë është i madh.

Telegrafi ka siguruar fotografi nga sheshi, ku shihen pllakat e hequra.

Ekipet e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, tani më kanë dalë në vendin ku po rrjedh gypi dhe, janë duke sanuar problemin.

Ndërkaq, për shkak të rrjedhjes së ujit një pjesë e banorëve përreth kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Exit mobile version