Policia tha se 13 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u dogjën rëndë pasi një cisternë e përmbysur me benzinë, shpërtheu në Keninë perëndimore, derisa turmat u mblodhën për të mbledhur karburantin që derdhej.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kamioni me karburant u përplas me një automjet tjetër dhe u përmbys të shtunën vonë afër Malanga, rreth 315 kilometra në veriperëndim të Nairobit, në autostradën e zënë midis Kisumu-s dhe kufirit me Ugandën.
Njerëzit që nxituan në vendin e ngjarjes me kuti për të mbledhur karburantin, por ngarkesa shpërtheu, duke përfshirë ata që ishin përreth.
“Ngarkesa shpërtheu në flakë derisa ata mbushnin kutitë me karburantin që po derdhej”, tha Charles Chacha, një shef lokal i policisë në Qarkun Siaya ku ndodhi aksidenti, të dielën.
“Ne numëruam 12 trupa në vendin e ngjarjes. Një person tjetër vdiq në spital nga plagët e marra”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/
13 people dead, 11 injured at Malanga on Kisumu-Busia Rd after overturned petrol tanker they were fetching fuel from explodes, Gem OCPD Moses Chacha says. pic.twitter.com/Avm4unjBZj
— The Standard Digital (@StandardKenya) July 18, 2021