Telegrafi

Shpërthen James, Clevelandi e shkatërron Bostonin në finalen e parë (Video)

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore të thellë me rezultat 117 – 104 në TD Garden ndaj Bostonit në finalen e parë të konferencës lindore.

Diferenca e madhe u shënua në dy fraksionet e para kur Cavs krijuan një epërsi prej 20 pikësh, epërsi që asnjëherë nuk u lëshua nga dora.

I pandalshëm në këtë takim ishte LeBron James me 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, i ndihmuar nga Kevin Love me 32 pikë e 12 kërcime.

Lexo po ashtu Lajmet rreth NBA

Te Bostoni më i miri ishte Jae Croëder me 21 pikë e tetë kërcime pasuar nga Bradley me 21 pikë e 4 kërcime.

Me këtë fitore në terenin mysafir Cavs i hap rrugët vetes që me një fitore tjetër në TD Garden të kthehet në shtëpi me avantazh 2-0 dhe mundësi për deklasim 4-0 në dy ndeshjet tjera kthyese. /Telegrafi/