Pasditen e sotme ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Shpërthimi i këtij gypi ka bërë që lokalet aty afër të vërshohen nga uji.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e ujësjellësit të Prishtinës, Arberie Zogiani.
Ajo ka treguar se shpërthimi i gypit ka ardhur si pasojë prishjes së disa valvuleve si rezultat i kyçjes nga ana e kompanive të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen e pemëve përgjatë sheshit.
Zogiani ka theksuar se ekipet e ujësjellësit kanë dalë në terren dhe se së shpejti pritet rregullimi i këtij problemi./Telegrafi/