Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasditen e së mërkurës.
Një granatë e vjetër ka shpërthyer derisa dy fëmijë po luanin në oborrin e një shtëpie.
Si pasojë e kësaj, 6-vjeçari ka humbur jetën ndërsa fëmija tjetër ka mbetur I plagosur.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Siman, Gramsh [Elbasan], dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.