Dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në fshatin Nishor të Suharekës, pasditen e së shtunës, njofton portali informativ Theranda Post.
Fëmijët raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë dhe tani ndodhen në Spitalin e Prizrenit.
Granata e dorës, e cila është gjetur nga fëmijët afër Shkollës Fillore “Bajram Curri”, u ka shpërthyer në një lokacion tjetër, larg nga aty.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Suharekës, e cila për Theranda Post ka theksuar se institucionet e sigurisë kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë sipas procedurave të rregullta ligjore.