Site icon Telegrafi

Shpërthen goma në autostradë, vdes 6-vjeçari që gjendej në veturën që u përmbys (Video,+16)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në mëngjes në autostradën A4 të Gjermanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një familje gjermane që jetonte në Britani të Madhe, e cila ishte në rrugën e saj drejt Atdheut për festat e Krishtlindjeve.

Siç thuhet më tej, ata ishin me dy vetura, me njërën prej tyre, një Lexus, në të cilën, bashkë me shoferen 29-vjeçe ishin edhe dy fëmijët e moshës gjashtë vjeç, përkatësisht 12 muajshe.

Dhe derisa ishin duke ecur me veturë, rreth orës 1.30 të mëngjesit pranë Klettenberg, një gomë e Lexus ishte shpërthyer, duke bërë që vetura të dilte nga rruga, edhe duke u përmbysur.

Vëllai i shoferes së Lexus thuhet se ishte në veturën tjetër, përpara, derisa vërejti përmes pasqyrës se diçka kishte ndodhur.

Ai vrapoi tek Lexus i shkatërruar dhe pa trupin e vdekur të fëmijës 6-vjeçar!

Djali, ndoshta i palidhur me rripin e sigurimit, doli nga vetura. Nëna, vëllai dhe gjyshi i tij ishin më lehtë të lënduar, ndërsa gjyshja 64-vjeçare rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version