79 vjeçari arriti që të mposhtë konkurrencën e princit Ali nga Jordania, për të mbajtur pozicionin e tij dhe sërish ka pasur polemika nga ata që kanë ndikim në futboll.
“Sot ishte një tjetër ditë e zezë në Zurich. FIFA ka humbur, por mbi të gjitha, futbolli ka humbur dhe ata që vërtet kujdesen për futbollin kanë humbur po ashtu”.
“Nëse Blatteri do të kujdesej pak për futbollin, ai do të ishte dorëzuar dhe do të tërhiqej. Nëse ai ka ndërgjegje, pak ndërgjegje dhe dinjitet, ai do të largohet vet pas pak ditësh”, u shpreh Figo. /Telegrafi/