Site icon Telegrafi

Shpërthen dhuna jashtë një dyqani në Angli – u përdoren edhe shkopinj bejsbolli e thika (Video)

Luftë grushtesh e shkelmash në rrugë dhe goditje me shkopinj bejsbolli – kjo është grindja e tmerrshme nga e cila shtatë veta përfunduan në spital, përfshirë edhe një që është duke luftuar për jetë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një konflikt jashtë një dyqani në Luton – Angli, në të cilat shihen dy bandat rivale duke luftuar – ku nuk munguan as edhe thikat.

E dëshmitarët kanë thënë se viktimat, që besohet të jenë të moshës 18 dhe 20 vjeç, mbetën me gjakderdhje në rrugë.

“Unë pashë dy persona që u plagosën. Disa ambulanca erdhën dhe ata u trajtuan”, ka thënë Nazmul Islam, një dëshmitar.

Ndërsa policia e Bedfordshire tha se kishte marrë raporte për një “numër të madh të individëve që luftonin” në rrugën Saxon në orën 16.50. /Telegrafi/

Exit mobile version