Site icon Telegrafi

Shpërthen depoja me fishekzjarrë në Messina të Italisë, tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një depo me fishekzjarrë.

Ngjarja ka ndodhur në Messina të Italisë, ndërsa raportohet edhe për dy persona të plagosur dhe dy të zhdukur.

Një nga viktimat është Venera Mazzeo, 71 vjeç dhe është gruaja e pronarit, shkruan oranews.tv.

Në zonë u dëgjua një zhurmë dhe menjëherë pas saj një shpërthim i fortë, i cili u dëgjua deri në bashkinë fqinje të Milazzo, duke shkaktuar panik.

Shkaqet e shpërthimit, të cilat ndodhën në fabrikën e lëndëve piroteknike nuk dihen ende.

Exit mobile version