Site icon Telegrafi

Shpërthen Çiljeta, thotë se kënga e fundit s’është për jetën private (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të treguar se ajo nuk ka pasqyruar jetën personale në klipin e fundit.

Këngëtarja seksi shpërtheu kundër medieve të cilat aluduan se ajo ka folur për jetën private në këngën e re.

Dihet se ka kohë që po spekulohet për një lidhje në dështim e sipër të saj me Alban Hoxhën, portierin e njohur shqiptar.

Postimi i Çiljetës në Instagram:

“Te dashura Media, “profesionalizmi” juaj per klikime po kapercen çdo limit. Keqardhje per Ju. Nje gazetari hajdute qe ben vetem copy paste nga nje kompjuter ne tjetrin, qe nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetem tek ne, por edhe tek publiku per shkak te lajme “fake” qe prodhoni çdo dite. Kenga qe sapo kam publikuar nuk ka te beje aspak me jeten time personale. Fabulen e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjere dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me shume dashuri! Me dashuri nga njerezit qe me rrethojne. Nga familja, nga miqte, nga bashkepunetoret e mi,Nga njeriu I zemres…E gjithe dashuria qe kam marr nga njerzit e mire dhe pozitiv qe me rrethojn ne jete eshte perkthyer ne pune profesionale, te cilat kane arritur gjithmone miliona views ne YouTube dhe per kete jam shume krenare. Ju vazhdoni t’i bini fyellit ne nje vrime sepse shkelqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjeter…Ju uroj te gjithve te gjeni paqe me veten qe zemrat tuaja te rrezatojn vec mirsi…??☝? (sic.)”, u shpreh Çili. 

Exit mobile version