21 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një tubacioni në një central energjetik në Kinë.
Shpërthimi ndodhi në mesditë, për shkak të çarjes së një tubi që shërbente për qarkullimin e avullit me presion, në një zonë industriale të qytetit të Dangyang, në provincën Hubei, transmeton tvklan.
Arsyet e aksidentit ende nuk dihen, por janë nën hetim. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.