Telegrafi

I shpërthen celulari duke folur, 18-vjeçarja vdes rrugës për në spital (Foto)

Një vajze indiane 18 vjeçare ka vdekur pasi që i shpërtheu celulari derisa sa ishte duke folur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur ajo ishte duke biseduar me një të afërm kur ndodhi ngjarja.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, Uma Oram, Kheriakani, Indi, në kohën kur i shpërtheu celulari e kishte edhe në karikim.

Ajo ka pësur lëndime të rënda në kokë, gjoks dhe këmbë dhe ka humbur ndjenjat. 18 vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital.

Vëllai i saj tha se ajo kishte dashur të fliste me një anëtar të familjes dhe duke biseduar celulari i saj kishte shpërthyer.

“Bateria e saj shpërtheu papritmas, para se të kuptojmë se çfarë ndodhi saktësisht, Uma ra pa vetëdije dhe u shpall e vdekur në spital”. /Telegrafi/