Shpërthimi i një bombole gazi shkrumboi një shtëpi në fshatin Hyse të Belshit.
Sipas informacioneve, shpërthimi ndodhi në orët e mbrëmjes të së dielës.
Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Banesa që u dogj shërbente si magazinë. /Vizion Plus/