Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë çifti Osotvica

Burime nga Policia thonë se janë identifikuar dy të plagosurit, Feim Ostovica dhe Zenepe Ostovica të cilët kanë qenë duke mbushur një bombol gazi në dyqanin e tyre, njofton Noa.

Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur. Gjendje e tyre nga mjekët vlerësohet të jetë e rëndë, ndërsa policia e shtetit bëri të ditur se është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e shkaktarëve që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit. /Telegrafi/