Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, plagosen tre persona

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht të Tiranës.

Siç mund të shihet edhe në video, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Mësohet se kanë mbetur tre persona të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /Ora News/