Site icon Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, humb jetën një 50-vjeçar

Një 50-vjeçar ka humbur jetën rrugës për në spital pasi i ka shpërthyer bombola e gazit në banesën e tij.

Ka qenë komshiu që ka njoftuar sallën operative e drejtorisë së policisë së Vlorës se ka shpërthyer bombola e gazit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version