Telegrafi

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Sarandë

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në një banesë në Sarandë.

Sipas Abc News, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit M.S.

Bombola e gazit ndodhej në ballkonin e banesës dhe ka qenë duke punuar në momentin që ka plasur.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit./Abcnews.al/